×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdhi dita/ Krejt punësimet familjare të zyrtarëve të VV-së gjatë mandatit të “Qeverisë Kurti”

    Arbnor BUZHALA
    06 Dhjetor 2024

    ‘’Është e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës, me i pas njerëzit më të vlefshëm e më të dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat me kushërinj, kushërinjtë janë për të shpija, familja është te shpija, kur të bëhet ministër dikush a zëvendësministër, a zëvendësministra a deputet, a drejtor a çka do që bëhet, edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u bërë veç ai person ,fisi është për dasëm, për gazmend privat, s’ka dasma nepër ministria…’’ ishte deklarata e fuqishme që Albin Kurti e kishte bërë në kohën e fushatës zgjedhore të para katër viteve, që për përkrahësit e tij dukej shumë e besueshme.

    Por krejt ndryshe po del të bëhet e të jetë pas katër viteve. Janë vetë ministrat, deputetët e zëvendëskryeministrat e Albin Kurtit, por madje edhe vetë kryeministri që po e bëjnë këtë gjë.

    Ata s’janë punësuar vetëm për vetën e tyre, ata kanë filluar të i punësojnë edhe gratë e tyre, motrat, baballarët, nipërit e mbesat.

    Dikush nëpër ministri, dikush nëpër drejtori, dikush nëpër agjenci, ndërsa ministri Liburn Aliu e zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, menduan më ndryshe, njëri bashkëshorten e tjetri nipin i bën anëtar të Bordit të KOSTT, njëri prej bordeve me të rëndësishme në vend.

    Por jo vetëm kaq, është vetë Albin Kurti, që familjarët e tij ka filluar të i rehatoj nëpër pozita.

    Jeta Tela, e cila është mbesa e kryeministrit Albin Kurti, është emëruar shefe e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Emërimin e punësimeve familjare ka vazhduar ta ‘’përfshinte’’ edhe dyshin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën, ku axha i tij, Rabit Konjufca, ishte emëruar si këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Ministrit të infrastrukturës, Liburn Aliut, fillimisht iu kishte punësuar motra e tij, Suljota Aliu në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve, e më pas gruaja e tij, Lumnije Zeka, u emërua anëtare e Bordit të KOSTT. Pastaj ishte Vlora Spanca, e cila është motra e Valbona Spancës, këshilltares së Albin Kurtit e cila u emërua si Auditore e Përgjithshme e Kosovës, pozitë kjo mjaftë e rëndësishme në Republikën e Kosovës, e madje Spanca, kishte bërë edhe një veprim tejet skandaloz, duke ndryshuar Raportin e Auditimit, për vitin 2023, ndryshim ky që kishte ngjallur debat të ashpër brenda vendit.

    Në sektorin e sigurimeve është punësuar Sofije Zyba, gruaja e deputetit të VV-së, Sali Zyba. Vajza e të parit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit, Egzona Bulliqi ishte punësuar në Agjencinë për Privatizim.

    Ndërkohe Emrush Avdyli, djali i axhës së deputetit të Guxo, Haxhi Avdylit, ishte punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, derisa Fadile Dyla mbesa e deputetit, Jahja Koka ishte punësuar si U.D sekretare e MASHT-it. Edhe shoferi i Arben Vitisë,  ishte kujdesur që përveç vetës, me punë ta bënte edhe babain e tij, Rexhep Podvorcia, i cili ishte punësuar në Bordin e Ibër Lepencit, edhe deputeti i VV-së, jo fort i njohur, Luan Aliu, iu ishte punësuar motra e tij, Shkurta Aliu, në Bordin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

    Punësimet familjare kanë vazhduar tutje, motra e ministrit Xhelal Sveçla, ishte punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, iu ishte punësuar vajza e saj në Ministrinë e Financave, motra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, po ashtu ishte punësuar në QKUK, Ramadan Osmani, vëllau i Vjosa Osmanit, ishte punësuar në BQK. Kunati i Albulena Haxhiut, i cili ishte i punësuar në Postë dhe Telekom, kishte ndryshuar pozitën, nga postier ishte bërë zyrtar ndaj konsumatorëve.

    Punësimet familjare të njerëzve të pushtetit, ishin kritikuar ashpër nga opozita në vend, shoqëria civile e mediet.

    Shala: “Qeveria Kurti” po i mbron dhe instalon lidhjet familjare në nivelet e larta të ekonomisë

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër emërimet e fundit të gruas së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe nipit të zv.kryeministrit Besnik Bislimi, në KOSTT.

    Sipas Shalës, këto emërime janë një shenjë e qartë e nepotizmit dhe lidhjeve familjare të theksuara në “Qeverinë Kurti”.

    ‘’Arsyeja se pse sot opozita sot nuk mori pjesë, dhe e bojkotuam, pasi që lista është qind për qind politike dhe qind për qind familjare e eksponentëve të VV-së, në këtë relacion është retorika e njëjtë vendosja e familjarëve në pozitat kyqe të familjarëve në pozicionet tjera menaxheriale në sektorin e energjisë me theks të veçantë’’, thotë Shala për FrontOnline.

    Ai shprehet se tashmë ndërmarrjet publike janë në duart e familjarëve dhe grupeve të interesit të VV-së.

    ‘’E kemi thënë se tashmë ndërrmarrjet publike janë në duar të familjarëve të caktuar, të grupeve të interesit të familjarëve të VV-së’’, potencon Shala

    Sipas tij, Qeveria Kurti po i mbron dhe po i instalon lidhjet familjare nëpër nivelet kyçe të instituticoioneve

    ‘’Qeveria Kurti po i mbron dhe po i instalon krejtësisht lidhjet familjare dhe farefisnore nëpër nivelet më kyqe të ekonomisë dhe sektorit ekonomik në vend’,’ tha deputeti Shala, për FrontOnline.

    Pal Lekaj: Emërimi i familjarëve në KOSTT, shqetësim për nepotizëm dhe mungesë transparence

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, për FrontOnline ka folur për emërimin e bashkëshortes së ministrit të infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe nipit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në Bordin e KOSTT, duke e quajtur këtë një akt nepotizmi dhe mungese të transparencës në institucionet kryesore të shtetit.

    Lekaj ka theksuar se ky emërim ngre shqetësime serioze për kapjen e institucioneve nga familjarët dhe të afërmit e zyrtarëve të lartë të Qeverisë, duke minuar besimin e qytetarëve në procesin e qeverisjes. “KOSTT është një institucion kritik për sektorin e energjisë, dhe vendimet për përbërjen e Bordit duhet të bazohen në meritokraci dhe profesionalizëm, jo në lidhje familjare,” tha Lekaj.

    Sipas deputetit të AAK-së, kjo qasje e qeverisë është një trend shqetësues që i dëmton përpjekjet për reforma dhe mund të krijojë një precedent të rrezikshëm për emërimet në institucione të tjera publike. “Nëse qeveria e Kosovës pretendon të jetë e ndershme dhe reformuese, nuk mund të lejojë që këto praktika të vazhdojnë pa u përballur me pasojat politike dhe morale,” ka thënë Lekaj, duke shtuar se një veprim i tillë është i papranueshëm për një qeveri që thirret në parimet e ndershmërisë dhe integritetit.

    Ndërsa deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku,  nuk ka qenë shumë e interesuar të komentoj mbi emrimet e dy njerëzve të zyrtarëve të VV-së, në Bordin e KOSTT.

    ”Nuk po du me komentu për këtë çështje, çka do le të bojnë’’, u shpreh deputetja e LDK-së.

    Sipas saj, mandati i Qeverisë Kurti, është mandati i fundit qeverisës dhe është në fund të mandatit, dhe sipas saj çfarë do që bën Qeveria Kurti, nuk i intereson.

    ‘’Ky është mandati i fundit në përfundim, qka do që bajnë nuk na intereson” u shpreh shkurt deputetja për FrontOnline

    ”Nuk po du me komentu për këtë çështje, çka do le të bojnë, ky është mandati i fundit në përfundim, qka do që bajnë nuk na intereson”.

     

    KDI: Votimi i nipit të Bislimit dhe gruas së Aliut, shembull flagrant i nepotizmit dhe konfliktit të interesit

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është shprehur i shqetësuar me zhvillimet në seancën e  Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e VV-së kanë votuar për anëtar të Bordit të KOSTT-it gruan e ministrit Liburn Aliu dhe nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

    KDI, që monitoron punën e Kuvendit, ka vlerësuar se ky vendim paraqet shkelje të vlerave të qeverisjes së mirë dhe përforcon elementet e korrupsionit dhe kapjes së institucioneve.

    Përmes një njoftimi për media, KDI-ja ka vlerësuar se ky vendim paraqet një shembull flagrant të nepotizmit dhe konfliktit të interesit.

    Së pari, emërimi i gruas së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe nipit të Zëvendëskryeministrit të Parë, si anëtarë të Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), paraqet një shembull flagrant të nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Ky vendim përveç se cenon integritetin e institucioneve publike, zhvlerëson edhe premtimet dhe angazhimet e partisë në pushtet për institucione të pavarura. Për më keq, kjo vendimmarrje është në funksion të përdorimit të institucioneve për interesa private dhe politike të individëve të lidhur me pushtetin”, është thënë në reagimin e KDI-së.

    Nipi i Besnik Bislimit/ Doktori i Filozofisë që do të merret me energjinë e tensionit të lartë!

    Antikorrupsioni e kishte gjetur në koflikt interesi nipin e Besnik Bislimit (Dokument)

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk po harron bëjë “lojë me shifra”, për sa i përket pagës mesatare në Kosovë,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ish-diplomati Edon Cana sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik Bislimi të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Për vite të tëra u tentua t’i gjendet lokacioni. Më në fund u gjet. Për vite të tëra u bë zhurmë, por...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë orëve të pasditës, në zonat malore, kryesisht në jug...
    Lajme02 Qershor 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës ishin pajtuar dhe kishin mbledhur...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Janë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur paraditen e së dielës kur dy turistë anglezë u aksidentuan me Jet Ski. Siç duket...
    Lajme02 Qershor 2025
    Organizata Handikos ka kërkuar veprim urgjent nga SHSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë për procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Të dhënat statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se RMV ka një shkallë të lartë të duhanpirjes, përkatësisht mbi 46 për...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.