Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, së fundmi është kthyer në një intervistë pas më shumë se shtatë vitesh.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ndërkohë që ka zbuluar gjëra të shumta rreth karrierës vendore e ndërkombëtare.
Megjithatë, artistja nuk i ka shpëtuar as pyetjeve rreth jetës private nëse është në një lidhje dashurie.
Krijuesja e hitit “Bebe” ka thënë se momentalisht është beqare ndonëse nuk dha më shumë detaje për fansat e publikun.