×
  • Lajme
  • Lajme

    “Epopeja e UÇK-së” 2021, manifestim i mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Në kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri.

    Përmes, një komunikate për media Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar se manifestimi mbahet më 5 mars 2021 (ditë e premte) në kazerëm „Adem Jashari“ në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

    Në manifestim do të marrin pjesë: U.D. së presidentit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, kryeminsitri në detyrë, z. Abdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes, z. Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, minsitra dhe zv. ministra në detyrë, stafi diplomatik, përfaqësues të KFOR-it, Ekpit Këshillues Ndërlishës të NATO-s (NALT), atashe ushtarak, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarë dhe oficerë të FSK-së.

    Me fjalë tematike do të paraqiten: U.D. presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë z. Abdullah Hoti, përfaqësuesi i familjes Jashari dhe i veteranëve të luftës së UÇK-së.

    Manifestimi për Epopenë e UÇK-së mbahet nën organizimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës.

    Më tutje në komunikatë thuhet se manifestimi „Epopeja e UÇK-së“, më 5 mars, do të jetë manifestim i tipit të mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19, dhe  për këtë kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët./Front Online/

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se presidenca është shndërruar në zyrë ku noterizohen Ligjet e miratuara...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe. Ai deklaroi për Front Online se populli...
    Lajme26 Prill 2024
    Behgjet Pacolli, ish-presidenti i Kosovës, ka kritikuar pushtetin aktual për mos luftimin e korrupsionit. Pacolli duke folur për Front Online thotë se pavarësisht premtimeve...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot do të mbahet seancë urgjente në këtë komunë. Zeqiri ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Sot do të mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.