Një moment interesant ka ndodhur në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen mes Rabotniçkit.
Skuadra mysafire humbi me rezultat 3:1, por në minutën e 72-të, ka ndodhur një gjë interesante, shkruan FrontOnline.
Pelisteri fitoi një penallti, ku Tanushev shkoi për të gjuajtur nga pika e bardhë.
Portieri ia priti goditjen, por gjyqtari e përsëriti pasi lojtarët ishin futur në zonë.
Edhe në tentimin e dytë, Tanushev dështoi, pasi kësaj radhe provoi të shënojë në stilin “panenka”, megjithatë, goditja e tij ishte e dobët.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme./FrontOnline/