Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Epidemiologu shqiptar nga Zvicra: Duhet të komunikojmë më pozitivisht për COVID-19

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Epidemiologu shqiptar që jeton në Zvicër, Taulant Muka, ka thënë se në këtë sezonë pritej rritja e rasteve me COVID-19.

    Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se megjithatë duhet ruajtur optimizmi, pasi tani dihet shumë më shumë për COVID-19 sesa që dihej muaj më parë kur edhe shpërtheu.

    “Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit pritej që rastet e reja me COVID-19 të rriteshin. Gjithsesi, unë besoj që sot njohim më shumë për virusin sesa që njihnim pesë ose gjashtë muaj më parë dhe duhet të japim edhe mesazhe optimiste për qytetarët me qëllim që t’i bëjmë ata bashkëpunëtorë në këtë betejë të përbashkët. Virusi ka impakt shëndetësor, por nuk duhet të harrojmë edhe për impaktin e përgjithshëm ekonomik dhe social dhe të mendojmë edhe për efektet afatgjate”.

    Muka ka thënë se Zvicra, sa i përket situatës epidemiologjike, po e ndjek një qasje që nuk është shumë e ashpër sa i përket masave.

    “Ka qasje të ndryshme në Europë. Zvicra, për momentin, duket se po e merr qasjen suedeze. Nuk ka shkuar në mbyllje totale apo në masa shumë ekstreme siç kanë bërë disa vende të Europës si Gjermania, Italia, Çekia apo të tjera. Unë besoj se është një strategji shumë e mirë afatgjate që ndikon në përshtatje të dy apo tre masave që për të qenë afatgjatë mund të kenë një konsistencë dhe nga ana tjetër mund të ndihmojnë edhe ekonominë”.

    Por, si e sheh ai vaksinën e paralajmëruar për COVID-19?

    “Duhet të komunikojmë më pozitivisht sot, sepse ka lajme shumë të mira dhe ndër to mund të jetë edhe vaksina. Ne nuk kemi informacion, përpos komunikimit zyrtar të kompanisë dhe duhet të presim më shumë të dhëna dhe të mos ekzaltohemi, sepse kemi parë shumë lajme të tilla për trajtimin që më pas dolën se nuk janë efikase. Nga njoftimi i kompanisë thuhet se vaksina ka efikasitet prej 90 përqind”.

    “Duhet thënë publikut që është e vërtetë që në 44 mijë persona që janë testuar efikasiteti, sipas asaj që është komunikuar në media, është përcaktuar vetëm në 100 infeksione që janë evidentuar që është numër shumë i vogël. Duhet të pritet akoma më gjatë nëse ka efekte anësore. Ajo që është më e rëndësishme është nëse vaksina është efektive te grupmoshat më të rrezikuara dhe a e parandalon agresivitetin e sëmundjes dhe ulë vdekshmërinë, prandaj është e rëndësishme të presim akoma më shumë informacione”.

    “Pasi Shqipëria dhe Kosova janë vende me ekonomi të ulët dhe kërkesa për vaksinën do të jetë e lartë do të thotë që vaksina në vendet tona mund të arrijë me vonesë, prandaj duhet të fokusohemi në masa parandaluese afatgjate. Kosova ka fat të mirë që popullata e saj është shumë e re, mbi 50 përqind e popullatës është nën 30 vjeç, dhe nuk ka të njëjtat probleme që mund të ketë disa vende për sa i përket demografisë dhe moshës”.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon ditën me aktivitete dhe konsolidimin e kabinetit...
    Lajme03 Qershor 2023
    Duket se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prapë po tërhiqet për shkak të presionit ndërkombëtar -(tërheqja nga një tjetër vendim ishte, më 28...
    Lajme03 Qershor 2023
    Sinan Duli, 84 vjeçari i cili rezultonte i humbur është gjetur ditën e premte. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kanë...
    Të tjera
    Kronika03 Qershor 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një nënë ka raportuar që dy fëmijët e saj janë zhdukur. Në raportin 24 orësh thuhet...
    Kronika03 Qershor 2023
    Policia e Kosovës protestën e së hënës të serbëve në Zveçan, e ka cilësuar sulm të rendit kushtetues të Kosovës. Sipas policisë,...
    Lajme03 Qershor 2023
    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka thënë se kërkesën për të nisur pagesa e rregullt...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një 18-vjeçar.  Ngjarja...
    Kronika03 Qershor 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që e njëjta dyshohet se ka keqtrajtuar dhe ushtruar...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Ukraina thuhet se është gati të nisë një kundërsulm kundër ushtrisë ruse, sipas deklaratave të presidentit të vendit, Volodymyr Zelensky. Në një...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.