×
  • Lajme
  • Lajme

    Epidemiologu shqiptar nga Zvicra: Duhet të komunikojmë më pozitivisht për COVID-19

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Epidemiologu shqiptar që jeton në Zvicër, Taulant Muka, ka thënë se në këtë sezonë pritej rritja e rasteve me COVID-19.

    Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se megjithatë duhet ruajtur optimizmi, pasi tani dihet shumë më shumë për COVID-19 sesa që dihej muaj më parë kur edhe shpërtheu.

    “Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit pritej që rastet e reja me COVID-19 të rriteshin. Gjithsesi, unë besoj që sot njohim më shumë për virusin sesa që njihnim pesë ose gjashtë muaj më parë dhe duhet të japim edhe mesazhe optimiste për qytetarët me qëllim që t’i bëjmë ata bashkëpunëtorë në këtë betejë të përbashkët. Virusi ka impakt shëndetësor, por nuk duhet të harrojmë edhe për impaktin e përgjithshëm ekonomik dhe social dhe të mendojmë edhe për efektet afatgjate”.

    Muka ka thënë se Zvicra, sa i përket situatës epidemiologjike, po e ndjek një qasje që nuk është shumë e ashpër sa i përket masave.

    “Ka qasje të ndryshme në Europë. Zvicra, për momentin, duket se po e merr qasjen suedeze. Nuk ka shkuar në mbyllje totale apo në masa shumë ekstreme siç kanë bërë disa vende të Europës si Gjermania, Italia, Çekia apo të tjera. Unë besoj se është një strategji shumë e mirë afatgjate që ndikon në përshtatje të dy apo tre masave që për të qenë afatgjatë mund të kenë një konsistencë dhe nga ana tjetër mund të ndihmojnë edhe ekonominë”.

    Por, si e sheh ai vaksinën e paralajmëruar për COVID-19?

    “Duhet të komunikojmë më pozitivisht sot, sepse ka lajme shumë të mira dhe ndër to mund të jetë edhe vaksina. Ne nuk kemi informacion, përpos komunikimit zyrtar të kompanisë dhe duhet të presim më shumë të dhëna dhe të mos ekzaltohemi, sepse kemi parë shumë lajme të tilla për trajtimin që më pas dolën se nuk janë efikase. Nga njoftimi i kompanisë thuhet se vaksina ka efikasitet prej 90 përqind”.

    “Duhet thënë publikut që është e vërtetë që në 44 mijë persona që janë testuar efikasiteti, sipas asaj që është komunikuar në media, është përcaktuar vetëm në 100 infeksione që janë evidentuar që është numër shumë i vogël. Duhet të pritet akoma më gjatë nëse ka efekte anësore. Ajo që është më e rëndësishme është nëse vaksina është efektive te grupmoshat më të rrezikuara dhe a e parandalon agresivitetin e sëmundjes dhe ulë vdekshmërinë, prandaj është e rëndësishme të presim akoma më shumë informacione”.

    “Pasi Shqipëria dhe Kosova janë vende me ekonomi të ulët dhe kërkesa për vaksinën do të jetë e lartë do të thotë që vaksina në vendet tona mund të arrijë me vonesë, prandaj duhet të fokusohemi në masa parandaluese afatgjate. Kosova ka fat të mirë që popullata e saj është shumë e re, mbi 50 përqind e popullatës është nën 30 vjeç, dhe nuk ka të njëjtat probleme që mund të ketë disa vende për sa i përket demografisë dhe moshës”.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani kanë dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos vazhduar ndeshjen...
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...
    Sport15 Nëntor 2024
    Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë. Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në...
    Sport15 Nëntor 2024
    Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht. Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.