Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e gazetarit të njohur, Zijadin Gashi.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj kujton se si Gashi ishte një profesionist i palodhshëm që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në gazetarinë kosovare.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar Zijadin Gashi, një profesionist i palodhshëm që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në gazetarinë kosovare, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira të historisë sonë. Puna dhe përkushtimi i tij mbeten një shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm të gazetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoxhaj.