Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit i cili njoftoi edhe për dorëheqjen e tij nga posti i presidentit para pak minutash.
Hoxhaj ka shkruar se liria e Kosovës e ka emrin Hashim Thaçi.
“Historia e Kosovës dhe liria e saj kanë emër. Ky emër, Hashim Thaçi, do të kthehet fitimtar edhe nga kjo betejë për të lartësuar edhe më, luftën e drejtë të UÇK-së e popullit të Kosovës! Besojmë në ty miku im”, ka shkruar ai.