Enver Hoxhaj do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Emërimin e tij në këtë pozitë e konfirmoi vetë ai në një konferencë per media pas një mbledhje që mbajtën organet e kësaj partie sot.
Ky pozicion mbeti vakant pas dorëheqjes se Kadri Veselit prej tij si rezultat i konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.
“Me konfirmimin e aktakuzës Veseli ka vendosur të dorëhiqet nga të gjitha postet. Në këtë drejtim kryesia ma ka besuar detyrën e u.d kryetarit të Partisë”, u shpreh ai.