Pas paraqitjeve të dobëta në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, Kombëtarja e Spanjës ende nuk e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Sot, Spanja përballet me Sllovakinë, ku në rast të fitores, skuadra e Luis Enriques vazhdon tutje, shkruan FrontOnline.
Para ndeshjes, Enrique është shprehur optimist për kualifikimin e “Furisë së Kuqe”.
“Jemi shumë të përgatitur dhe e dimë që nuk mund të gabojmë. Skuadra ka punuar shumë dhe ka besim. Dështimi është një opsion, por shpresojmë që të mos ndodhë. Në situatën që ndodhemi dua vetëm që të kualifikohemi dhe të mos mendojmë aspak për vendin”, tha Enrique.
Teksa, kur u pyet nëse do të jepte dorëheqje po të eliminoheshin, Enrique tha: “Jeni duke bërë shaka? Unë jam duke menduar që të rinovoj kontratën. Imagjinoni çfarë pyetjesh bëni”./FrontOnline/