×
  • Sport
  • Sport

    Enrique i lumtur me titullin e fituar, por ka një mision për ta bërë historik sezonin e PSG-së

    FrontOnline
    06 Prill 2025

    Paris Saint Germain ka fituar titullin e 13-të në Ligue 1, teksa këtë e arritën gjashtë ndeshje para fundit të kampionatit.

    Për Luis Enriquen ky ishte titulli i dytë në Francë, teksa ai është shprehur shumë i lumtur me këtë arritje.

    “Unë mendoj se e gjithë kjo është një përmbledhje e një sezoni të tërë, me momente ndonjëherë të vështira,” tha Luis Enrique pasi PSG siguroi titullin e tyre të 13-të në Ligue 1.

    “Kemi mundur t’u japim një gëzim të madh fansave dhe i falënderoj për mbështetjen e tyre. Kemi pasur edhe momente të mira. Pastaj ishte shumë bukur të festonim në Parc des Princes para fansave tanë”.

    “Që nga sezoni i kaluar, publiku ka kuptuar gjithçka që kemi bërë”.

    “Ne punojmë si ekip, është diçka që mund ta shohim. Është një fat i madh të kesh një ekip që mund të luajë futboll shumë të mirë”.

    “Unë kam lojtarë të nivelit të lartë. Ata kanë sakrifikuar shumë. Jam me fat që kam lojtarë të tillë të talentuar,” shton Enrique.

    PSG fitoi titullin duke qëndruar i pamposhtur pas 28 ndeshjesh. Megjithatë, ata kanë edhe gjashtë ndeshje të tjera për të konfirmuar statusin e tyre të pamposhtur në mënyrë historike. /Telegrafi/

     

    Nga Rubrika
    Sport11 Prill 2025
    Fundjava sjell duelet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll. Të shtunën në Gjakovë pritet përballje e zjarrtë...
    Sport11 Prill 2025
    Bota e futbollit është tronditur nga vdekja e Leo Beenhakker. Trajneri dhe menaxheri holandez u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, duke lënë...
    Sport10 Prill 2025
    KB Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit, në ndeshjen e parë çerekfinale të play-offit të Superligës. Verdhezinjtë fituan si mysafir,...
    Të tjera
    Front TV11 Prill 2025
    Pak pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit për Energji ku u miratua propozimi për shtrenjtimin e rrymës, ka nisur protesta e paralajmëruar...
    Lajme11 Prill 2025
    Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të ZRRE-së ku janë miratuar propozimet për rritjen e të hyrave...
    Lajme11 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill.“Presidentja e...
    Lajme11 Prill 2025
    Pjesëtarë të Policisë të Kosovës janë vendosur në hyrje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pas mbledhjes që ky institucion ka pasur...
    Lajme11 Prill 2025
    Bordi i ZRRE-se ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në kuadër të kësaj mbledhje, zyrtarët e ZRRE-së janë deklaruar në lidhje me kërkesat...
    Lajme11 Prill 2025
    Shefi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve që ishin të pranishëm në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.