Ish-këshilltari i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi – Enis Qerka, ka thënë se shpifjet, siç i konsideron ai, janë bërë ndaj tij për ta dëmtuar familjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Shpifjet ndaj meje janë bërë për ta dëmtuar familjen e Thaçit”, është shprehur Qerka.
Ai pretendon se nuk ka qenë shofer i vëllait të presidentit.
“Nuk kam qenë shofer i vëllait të presidentit, kam qenë zyrtar i logjistikës e jo shofer i Gani Thaçit”, thotë Qerka.
“Nuk jam shkarkuar nga ministri, e kam kërkuar lirimin me mirëbesim”, ka thënë Qerka në T7.
Tutje, Qerka thotë se ka raporte të mira me vëllain e presidentit dhe ka respekt për familjen e tij.
“Unë për familjen Thaçi kam shumë respekt. Nëntë vjet bëhen që unë jam në byro, tash baci Gani që një vit është në pension dhe kam raporte të shëndosha me këtë person”, shtoi Qerka.