Këngëtarja e njohur, Eni Koçi dhe Genc Prejvukaj do të bëhen prindër për herë të parë.
Eni tashmë është në muajin e 6-të të shtatzënisë, në pritje të një vajzë.
Kjo u bë e ditur përmes këngës së tyre të re me titull “Ama”, ku në fund të klipit u shfaqën disa momente nga “babyshower”.
Ndërkohë, së fundmi, Eni ka ndarë një foto në Instastory, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Ajo shihet e veshur me një bluzë të gjerë të bardhë, ndërsa Genci qëndronte pas saj në ashensor.
“Nuk e ka mendjen”, ka shkruar Koçi përmbi foto, edhe vëmendja e të gjithëve është te barku i saj.
Ndryshe, po ashtu ka vite që janë martuar, mirëpo veç muaji më parë kanë treguar që ata kanë lidhur kunorë vite më parë.