Ne ëndërrojmë në fazën e gjumit të njohur si faza REM, por gjithnjë e më pak njerëz arrijnë në këtë fazë. Kjo do të thotë që përgjithësisht më pak njerëz ëndërrojnë. Ashtu si mungesa e gjumit, kjo mungesë e ëndërrimit është e dëmshme për trupin dhe mendjen.
Ky problem shoqërohet me çrregullime emocionale dhe ankth, depresion dhe forma të tjera të sëmundjes mendore. Ëndërrimi gjithashtu përpunon dhe konsolidon kujtesën. Mungesa e gjumit mund të prishë metabolizmin dhe shëndetin kardiovaskular. Ne hyjmë në fazën REM të gjumit çdo 90-120 minuta dhe këto periudha zgjasin mesatarisht 5-30 minuta. Sidoqoftë, këto periudha REM mund të ndërpriten nga pengesa të ndryshme. Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, sasia juaj totale e REM do të ulet, dhe disa substanca të tilla si kafeina, alkooli dhe substancat psikoaktive mund të ndërhyjnë në këtë fazë. Nëse shpesh nuk ju kujtohet se çfarë keni ëndërruar kur zgjoheni, mbase është koha të ndryshoni rutinën tuaj të natës. Për shembull, mund të provoni të shkoni në shtrat më herët ose të pini më pak kafeinë ose alkool./FrontOnline/