Gjatë ditës së djeshme ish-presidenti, Hashim Thaçi ishte duke u gjykuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gjatë seancës së tij, jashtë kësaj gjykate po qëndronte djali i tij, Endrit Thaçi me një grup shqiptarësh.
Sipas fotos ata po mbanin në duar flamurin kombëtar shqiptar dhe simbolin e UÇK-së.
Vlen të theksohet se ish-presidenti Thaçi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi dje kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Speciale.