Shefi i grupit parlamentar Nisma-AKR, Endrit Shala, ka kërkuar që të gjitha subjektet politikë në Kosovë të flasin me një zë sa i përket çështjes së të pagjeturve.
Në vazhdimin e seancës plenare, ai ka theksuar se marrëveshja e arritur më 4 shtator në Uashington është një mundësi e mirë për ta zgjidhur këtë çështje.
“Besoj që marrëveshja në Uashington është e mirë për zgjidhjen ë kësaj çështje jashtëzakonisht të ndjeshme – të zhdukurit”.
“Jemi të bindur se me ndihmën e SHBA-ve do të arrijnë që sa ma shpejt ta zgjidhim edhe këtë çështje”.
“Marrëveshja e Uashingtonit ka hapur rrugë për zgjidhjen e kësaj çështje, por edhe për njohje të reja”.
“Për temën për të cilën jemi duke folur: Të pagjeturit – unë kërkoj nga të gjithë ju, është momenti që të gjitha subjektet politike të flasim me një zë për zgjidhjen sa ma të shpejtë të kësaj çështje”.