×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende s’ka asgjë konkrete se kur do të fillojë vaksinimi në Kosovë

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e vetme në rajon që ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19.

    Derisa shumë shtete tashmë kanë filluar me vaksinimin e popullsisë, vendi vazhdon të jetë në pritje të furnizimit me vaksina.

    Mbi 100 mijë vaksina nga COVAX janë premtuar të vinë këtë muaj, por për këtë nuk ka informacione të sakta.

    Shqipëria, Serbia, Maqedonia e shtete tjera të rajonit, tashmë janë furnizuar me vaksina kundër COVID-19, derisa kanë filluar edhe vaksinimin e qytetarëve me to. Ndërsa, Kosova ende nuk ka marrë as edhe një dozë të kësaj vaksine, përkundër që mbi 65 mijë persona deri tani janë infektuar me koronavirus.

    Ndonëse është deklaruar se Kosova do të furnizohet në fund të muajit shkurt me 100 mijë e 800 vaksina nga COVAX, ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim. Me këtë furnizim, vendi do të vaksinonte vetëm rreth 5.6 për qind e qytetarëve.

    Zëdhënësi në Aleancën e Vaksinave Gavi, kanë thënë  se po shpresojnë që procesi i furnizimit me vaksina të filloj sa më shpejt gjatë këtij muaji.

    Mirëpo, nga kjo aleancë kanë thënë se nuk e dinë se kur saktësisht do të furnizohet Kosova.

    “Shpresojmë që ky proces të fillojë sa më shpejt këtë muaj, jemi në pritje të rezultateve të favorshme rregullatore dhe gatishmërisë së sistemeve shëndetësore dhe sistemeve rregullatore kombëtare në ekonomitë individuale pjesëmarrëse. Afati kohor për përdorimin e vaksinave në Kosovë nuk është konfirmuar”, thuhet në përgjigje.

    Zyrtarë të Gavit kanë thënë se qëllimi i COVAX është që të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash të sigurta dhe efektive deri në fund të vitit 2021 në shtetet pjesëmarrëse.

    Ndërsa, edhe nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë informacione se kur saktësisht do të furnizohet vendi.

    Zëdhënës për informim në këtë ministri kanë thënë për Express se UNICEF ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve shtetet përfituese nga COVAX do të informohen në lidhje me hapat e mëtutjeshëm.

    “Kjo vaksinë për vendet përfituese, ku bënë pjesë edhe Kosova (20%) është siguruar nga mekanizmi COVAX dhe dozat e para në Kosove dorëzohen përmes UNICEF-it. UNICEF ka bërë të ditur se këtyre ditëve shtetet përfituese nga COVAX do të marrin informata nga COVAX në lidhje me hapat e ardhshëm dhe kornizën kohore të alokimit te vaksinës. COVAX ndërkaq, ka bërë të ditur, sipas itinerarit të tyre të shpërndarjes, se Kosovës, për fillim do t’i jepen 100,800 doza”, është thënë nga kjo ministri, për express.

    Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se personeli shëndetësorë në vend është trajnuar për vaksinim, derisa janë përforcuar kapacitetet të ruajtjes së vaksinave.

    Derisa Kosova nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinave, tashmë shumë shtete kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë.

    Serbia radhitet e dyta në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, si shteti që ka vaksinuar më së shumti persona. Më shumë se 800 mijë persona kanë marrë vaksinën deri tani.

    Ndërsa, së fundmi vaksinimin kanë filluar edhe Shqipëria e Maqedonia.

    Shtete tjera tashmë po presin furnizime shtesë me vaksina kundër COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dy tentim vrasje kanë ndodhur vetëm dje në Kosovë. Sipas policisë në Bresje të Fushë Kosovës është arrestuar një person pasi i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot (11:00) për të vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Të hënën pasdite një rast tragjik tronditi Kosovën e jo vetëm Ferizajn. Një burrë theri me thikë katër persona, dy prej tyre...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për gjashtë vite Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHC) kishte vetëm shtatë anëtarë, por nga 2 tetori i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...
    Vip13 Nëntor 2024
    Xuxi dhe Drenusha kanë diskutuar dhe kanë sqaruar raportin e tyre teksa në bisedë u përmend edhe ish-bashkëshorti i saj, Atilla, i...
    Vip13 Nëntor 2024
    Gjesti dhe Sara kanë nisur një diskutimi që i shtyu në një debat ku i përmendnin gjërat që kanë bërë për njëri-tjetrin....
    Vip13 Nëntor 2024
    Vullneti ka këshilluar Burimin për vazhdimin e lojës brenda Big Brother VIP Kosova 3. Tutje, Vullneti i ka propozuar që të mbyll...
    Vip13 Nëntor 2024
    Arioni dhe Diana kanë diskutuar rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në vend teksa të dy as nuk kanë menduar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.