Pjesëtarët e FSK-së janë në kërkim të qytetarit të humbur që nga data 26 janar, i cili dyshohet se kërceu nga Ura e Fshejtë në Gjakovë.
“Operacioni ka filluar te “Ura e Fshejt” në Gjakovë, për të vazhduar përgjatë lumit Drini i Bardhë e deri tek ura e Fshatit Gjonaj.
Pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm fizikisht në realizimin e operacioneve të tilla, gjendja momentale e përmbytjeve të ujërave në territorin e vendit tonë e kanë vështirësuar gjetjen e personit për shkak të ujërave të turbullta dhe të rrëmbyeshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së,