Në mbledhjen maratonike të së premtes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas shumë diskutimesh mori vendim që të mos i certifikojë 47 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përveç moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, KQZ mbrëmë nuk certifikoi as si subjekt politik Nismën Socialdemokrate.
Deri më në këto momente asnjë nga subjektet politike nuk kanë bërë ankesa tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP). Kështu bëri të ditur për KosovaPress, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së Mulë Desku.
Afati për ankesa mund të zgjatet deri më 31 janar nëse partitë e pakënaqura i drejtohen Supremes.