Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, është rikthyer me pushime në vendin e saj të preferuar, Dubai, siç e ka potencuar disa herë.
Pas disa ditëve pushimi në Zanzibar, ajo si destinacion të radhës zgjodhi Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërsa mbrëmë (e premte) ka shijuar një natë të mrekullueshme në një nga klubet atje.
Madje në një nga postimet e fundit që ka shpërndarë në InstaStory, bukuroshes shqiptare ia kanë vënë emrin në fokus në mes të klubit.
“Mbret Enca”, shkruhet në përshkrim.
E njëjta jo më kot ka bërë të përflitet në fushën e showbizit krahas projekteve muzikore që ka sjell.
Haxhia që një kohë ka qenë po ashtu më e distancuar nga muzika e koncertet.