“Mendoj se me të vërtetë jam femra më e bukur në botë”, kështu ka thënë këngëtarja Enca e motivon veten çdo ditë.
Ajo thotë se jeta e saj para se të ishte e famshme ka qenë më e lehtë sepse nuk vuante nga komplekset dhe mungesa e vetëbesimit.
“Mendoj se me të vërtetë jam femra më e bukur në botë, duhet t’ia themi këtë vetes çdo ditë. Të them të drejtën nuk kam vuajtur ndonjëherë nga vetëbesimi. Ka momente kur ndihesh sikur nuk u takon disa standardeve që janë vendosur, sidomos në televizion, njerëzit të bëjnë të ndihesh ashtu. Në jetën e përditshme asnjëherë nuk jam ndier e shëndoshur apo diçka të tillë”, ka thënë Enca.
Kujtojmë se Enca së fundmi është bërë banore rezidente e Dubait.