Enca është një nga këngëtaret shqiptare që përherë merr vëmendje.
Ajo vazhdon të komentohet tej mase në veccanti për linjat bombastike trupore të cilat i ekspozon hapur e pa komplekse.
Jo rrallë herë Enca befason fansat me veprimet dhe deklaratat publike që bën. Ngjashëm ndodhi edhe sot teksa ajo është zgjuar me një mendim të çmendur për martesë.
Duke kënduar këngën e Bruno Mars, ajo shkruan “Sot, do të pranoj të gjitha propozimet për martesë”.
E njohur për deklaratat e saj provokative, Enca duhet të ketë trazuar shumë ndjenja të fansave të saj të zjarrtë, të cilët me siguri deri tani do t’i kenë propozuar në Instagram.