×
  • Lajme
  • Lajme

    Emrat e 24 prokurorëve të rinj dërgohen për dekretim tek Presidentja

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 10 vota për dhe 1 abstenim, ka votuar raportin e Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të rinj. Kësisoj, 24 emrat e prokurorëve të zgjedhur do të dërgohen për dekretim tek Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e shoqërisë civile, Visar Krasniqi, tha se vota e tij është abstenim, duke pasur parasysh faktin se sistemi ka shumë nevojë për prokurorë të rinj, në të kundërt vota e tij do ishte kundër.

    Kjo sipas tij për shkakun e ecurisë e procesit. Krasniqi tha se moslejimi i shoqërisë civile dhe gazetarëve në monitorimin e këtij procesi, është gabim shumë i madh.

    “Ka qenë edhe publike që shoqëria civile nuk është leju me monitoru, ka qenë gabim shumë i madh. Shoqëria civile mund të përfshihet në cilëndo fazë që ata e konsiderojnë të rëndësishëm, shpresoj mos të ndodhë më”, u shpreh ai në mbledhjen e 256-të të KPK-së të enjten, , raporton “Betimi për Drejtësi“, transmeton Klankosova.tv.

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), përmes një komunikate për medie, më 9 shtator, kanë shprehur shqetësim të thellë në lidhje me moslejimin e monitorimit të procesit për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj të shtetit nga ana e Komisionit për Rekrutim pranë Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

    Paraprakisht, për këtë raport të komisionit, raportoi kryetari i Komisionit rekrutues, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili ka treguar edhe shpërndarjen e prokurorëve nëpër Prokurori.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në lidhje me zëvëndësimin e deputetëve në komisionet parlamentare, ai ka thënë se është...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë së humbja e dokumenteve personale të diasporës në pika të ndryshme të konsullatave dhe ambasadave...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke e...
    Të tjera
    Artikull i Sponsoruar31 Tetor 2024
    Në prag të Halloween-it, Petrol Company dhe BeHappy kanë përgatitur oferta të veçanta për të gjithë ata që duan të festojnë me...
    Lajme31 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ata...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja Fjolla Ujkani foli në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për Raportin e sivjetmë të Progresit. Ajo tha se raporti...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video, ku kryeministri Kurti premton që gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të...
    Lajme31 Tetor 2024
    Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur një orë me vonesë. Në seancë tashmë ka ardhur edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca Mirëpo, edhe...
    Vip31 Tetor 2024
    Dafina Zeqiri ka publikuar fotografitë zyrtare të martesës së saj me Kreshnik Gjergjin, të realizuara në natyrë. “Një përrallë”, ka shkruar këngëtarja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.