Në ndeshjen e së shtunës mes Finlandës dhe Danimarkës, Christian Eriksen ishte në vëmendjen e gjithë globit.
Futbollisti i Danimarkës ra pa ndjenja në minutën e 41-të pas një sulmi në zemër, shkruan FrontOnline.
Jens Kleiefeld, i cili ishte mjeku që intervenoi tek Erikseni, ka zbuluar fjalët e para të Eriksenit pasi iu rikthye vetëdija.
“Rreth 30 sekonda më vonë ai hapi sytë dhe unë mund të flisja direkt me të. Ishte një moment shumë prekës”, tha ai për “Ritzau”.
“Dreqi marrtë, unë jam vetëm 29 vjeç’, më tha. Atëherë e kuptova që truri i tij nuk ishte dëmtuar dhe se ai ishte shëruar plotësisht”, rrëfen mjeku Jens Kleinefeld.
Ndryshe, Federata e Futbollit e Danimarkës njoftoi sot se Erikseni do t’i nënshtrohet një operimi dhe do t’i vendoset një aparat në zemër për ta përcjellur gjendjen e tij./FrontOnline/