×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Emisari i zgjedhur për Ukrainën thotë se Trumpi dëshiron një përfundim të drejtë të luf’tës

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    I zgjedhuri nga Donald Trump për postin e të dërguarit për Ukrainën dhe Rusinë, tha se presidenti i zgjedhur amerikan do të ketë parasysh interesat e Kievit kur ai të nisë punën për arritjen e një marrëveshjeje për dhënien fund të luftës dhe do të synojë që zgjidhja të jetë e drejtë.

    “Njerëzit kanë nevojë ta kuptojë se ai nuk po tenton t’i japë diçka [presidentit rus, Vladimir] Putin apo rusëve”, tha Keith Kellogg, gjenerallejtënant në pension, të cilin Trumpi e ka zgjedhur në postin e të dërguarit të tij për Ukrainën dhe Rusinë dhe e ka ngarkuar me udhëheqjen e negociatave për t’i dhënë fund luftës.

    “Ai po tenton të shpëtojë Ukrainën dhe të shpëtojë sovranitetin e saj”, tha Kellogg gjatë një interviste për Fox News më 8 janar. “Ai do të sigurohet që të jetë i drejtë dhe këtë e ka thënë vazhdimisht”, përfshirë edhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Trump gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar tha se ai do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orësh pasi të merrte detyrën e presidentit. Tani ai shpreson që t’u japë fund luftimeve brenda gjashtë muajve.

    “Shpresoj që të ndodhë para se të kalojnë gjashtë muaj”, tha Trump gjatë një konference për media më 7 janar kur u pyet nëse do të mund të zgjidhte konfliktin për gjysmë viti.

    Kellogg tha se ai preferon një periudhë më të shkurtër kohore, në një periudhë prej 100 ditësh nga inaugurimi i Trumpit si presidenti më 20 janar. Sipas emisarit, ai dhe Trumpi dëshirojnë që t’i japin fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur.

    Kellogg nuk pranoi të zbulonte përmbajtjen e ndonjë nga bisedat e tij me Trumpin mbi luftën, duke thënë se Trump “flet vetë” dhe më shumë informacione për këtë temë do të bëhen publike pas inaugurimit.

    Ai la të kuptohet se po punohet që Trump dhe Putin të bisedojnë.

    “Ne do të vendosim kushtet… dhe ai më pas do të jetë në pozitë që të bisedojë me Putinin dhe po ashtu me presidentin Zelensky dhe mendoj se do të arrijmë deri te një zgjidhje në një periudhë të shkurtër kohore”, tha Kellogg.

    Megjithatë, ai nuk u pyet lidhur me shtyrjen e një vizite që ai pritej të zhvillonte gjatë këtij muaji në Kiev dhe në kryeqytete të tjera evropiane. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, njoftoi më 7 janar se kjo vizitë do të riplanifikohet.

    Gjatë intervistës, Kellogg kritikoi presidentin amerikan, Joe Biden, për moskomunikim me Putinin, duke thënë se kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur ata kanë biseduar. Trump, në anën tjetër, flet si me kundërshtarët ashtu edhe me aleatët, tha ai.

    “Ai e di se duhet të flitet me njerëz për të arritur te një zgjidhje përfundimtare dhe kjo është ajo çfarë ne do të bëjmë”, tha Kellogg./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Një e re denoncoi ditën e sotme se ishte dhunuar nga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë. Pasi telefonoi policinë...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Nuk ka qetësi për Los Anxheles. Një zjarr i gjashtë ra në zonën e njohur si Kodrat e Hollivudit në orët e...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Divizioni i të rinjve i Partisë Social Demokrate (JUSO) në Cyrih po paraqet një iniciativë për një bonus të së shtunës për...
    Të tjera
    Sport09 Janar 2025
    Një nga skuadrat që synonte mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardian Ismajli në merkaton e janarit ishte edhe Lazio, por sipas lajmeve të...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim mobilizues me shtabet zgjedhore të degëve të Lipjanit, Malishevës...
    Vip09 Janar 2025
    Aktori Ben Affleck ka ikur nga zjarri i egër që ka shpërthyer në Pacific Palisades, duke nxituar tek shtëpia e ish-gruas së...
    Vip09 Janar 2025
    Gjatë mëngjesit të sotëm dy banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa dhe Driloni janë përplasur me fjalë. Shkak i...
    Lajme09 Janar 2025
    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji është takuar me ekipin e BERZh-it për të diskutuar rreth zhvillimeve kyçe në sektorin e...
    Lajme09 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur përpjekje të dëshpëruar për të kamufluar dështimet në qeverisje në katër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.