Emisari i Francës për Ballkanin, Rene Troccaz ka fshirë nga llogaria e tij në “X”, postimin ku përdorte termin “Kosovë e Metohi”.
Gjithçka ndodh pas një takimi me të ashtuquajturin drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” Petar Petkoviq. Troccaz i është referuar Kosovës njëjtë si Serbia, duke e quajtur Petkoviqin “drejtor të zyrës për Kosovë e Metohi”.
Nuk dihet nëse një gjë e tillë është bërë qëllimshëm.
“Takimi shumë i dobishëm dhe interesant në Beograd me Petar Petkovic, drejtorin e zyrës për “Kosova Metohia”. Franca mbështet dialogun e lehtësuar nga BE, plus marrëveshjen Bruksel-Ohër. Faleminderit për pritjen e ngrohtë.” – thuhej në postimin që tashmë është fshirë.
Ndërkohë, pasi e fshiu termin q137 e përdor Serbia, Troccaz ka postuar një shkrim të ri rreth takimit, ku shkruan:
“Faleminderit Petar Petkoviq për pritjen e ngrohtë. Takim shumë i dobishëm në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilin Franca e përkrah.” – ka shkruar ai. /Nacionale