Futbollisti i Kosovës, Lorik Emini ka reaguar pas fitores së “Dardanëve” kundër San Marinos.
Në miqësoren e sotme në “Fadil Vokrri”, Kosova e “demoloi” San Marinon me rezultat 4:1, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Emini ka deklaruar se ëndrra e tij tashmë është plotësuar dhe është bërë realitet.
“Jam shumë i lumtur shumë i kënaqur. Nga fillimi ekipi më ka përkrah dhe më kanë ndihmuar. Besoj që kam zhvilluar një ndeshje të mirë dhe do të shohim në vazhdim sesi do të shkoj. Kemi qenë një nivel më i lart se kundërshtari ynë”, tha ai.
“Kemi një skuadër shumë cilësore dhe këtë e kemi treguar në këtë ndeshje. Ne që jemi lindur në Zvicër po është më e vështirë zgjedhja mirëpo unë kam dashur të luaj për Kosovën ëndrra ime u bë realitet”, deklaroi Emini për “SS Kosova”./FrontOnline/