Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, jeton dhe vepronprej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, ajo nuk harron asnjëherë rrënjët dhe shpesh e shpreh në mënyra të veçanta dashurinë që ka për trojet shqiptare.
Me rastin e Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, bukuroshja e njohur ka zgjedhur një formë unike për të uruar.
E njëjta publikoi një video në Instagram ku shfaqet duke vallëzuar nën ritmet e këngës shqipe.
“Gëzuar 28 nëntori”, ka shkruar ajo.
Në insertin e shkurtër, zeshkania shihet në një jaht luksoz e veshur kuq e zi e duke kërcyer.
Për festën madhështore, krahas në Shqipëri u organizuan edhe një sërë aktivitetesh në Kosovë.