×
  • Vip
  • Vip

    Emina Çunmulaj: Të zgjohemi nga gjumi e të mbështesim gratë e dhunës seksuale, ato nuk janë të lira

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Është një nga modelet më të njohura në botë, por malësorja Emina Çunmulaj nuk ndalet asnjëherë së ndihmuari shqiptarët kudo që janë.

    Filantropja ishte në një vizitë disaditëshe në Kosovë dhe ka sjellë pajisje pune për gratë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Në një intervistë në emisionin Radar në Radio Dukagjini tregoi se ka dëgjuar rrëfime shumë të rënda të këtyre grave dhe bënë thirrje që t’i mbështesim.

    “Ne si shoqëri duhet të u japim përkrahjen. Ka shumë histori, shumë dhimbje. Nuk mund të paramendohet se çfarë jete kanë ato secilën natë kur shkojnë me flejt. Ne si shoqëri po i stigmatizojmë. Duhet t’i përkrahim. Duhet të themi: po ju trimat keni pas allti keni dal me luftu, hallall ju koftë, por këto gra i keni lënë në shtëpi me ua ruajt fëmijët, të shkretat nuk kanë pas faj. Hajde t’i përkrahim sot. Zoti e di si flejë. Shpresojë, që ndoshta zgjohemi nga gjumi ne dhe e kuptojmë që kanë nevojë për ne, për mbështetjen tonë, mos t’i thonë: ja çfarë i ka ndodhur, e kanë dhunuar serbët”, thotë ajo, duke shtuar se Kosova është e lirë po jo edhe gratë e dhunuara.

    Ka treguar për jetën e saj në rini, mënyrën si është bërë modele, si ka ruajtur lopët dhe pse kthehet vazhdimisht në vendlindjen e saj por edhe kudo që ka shqiptar.

    Ka folur për planet që ka në Kosovë, por pa dhënë detaje, ajo që u kuptua ishte se do të ketë bursa për vajzat nga fshatrat. Mes lotësh ka kujtuar nënën e saj dhe këshillat që i ka dhënë ajo vazhdimisht.

    Ka zgjedhur Atifete Jahjagën si lidere të të gjithë shqiptarëve, ndërsa thotë se do të donte të kthehej në Ballkan për të jetuar e që nuk do i mungonte asgjë nga Amerika. Shumë këshilla për të rinjtë edhe premtime për përkrahje ka dhënë në intervistën me Edita Dolin.

    Për më tepër intervista e plotë mund ta shikoni më poshtë.

     

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Vip08 Korrik 2024
    Këngëtarja e njohur kosovare Nora Istrefi, ka pozuar në bregdet në Shqipëri, ku ka sjell poza të ndryshme në bikine. Ajo ka...
    Vip08 Korrik 2024
    Moderatorja Liesa Haxhiasllani e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, foli mes të tjerash edhe për shtatzëninë e ëmbël, në pritje të...
    Vip08 Korrik 2024
    Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Sara Gjordeni aktualisht është antare e jurisë tek “She’s on Top”. Mes emisionit Sara ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Presidenti i Liberisë, Joseph Boakai ka njoftuar se do të ulë pagën e tij për 40 për qind. Zyra e tij tha...
    Lajme08 Korrik 2024
    Mendim Rugova ka paralajmëruar një valë “goxha të zgjatur” të të nxehtit me temperatura shumë të larta. Ai tha në #Gjesi se...
    Lajme08 Korrik 2024
    Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtëses së të akuzuarit Izet Godeni, avokates Myrvete Hashani-Jashari, ndërsa ka...
    Lajme08 Korrik 2024
    Shefi i Stafit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigadë, Ilir Qeriqi me ftesën e Mbretërisë së Bashkuar ishte pjesë në...
    Lajme08 Korrik 2024
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se e ka trajtuar me prioritet çështjen e Klinikës së Hematologjisë,...
    Opinione08 Korrik 2024
    Shkruan: Enver Hoxhaj Në Bundestag, jemi mbledhur për ta nderuar përkrahësin e madh dhe vendimmarrësin e rëndësishëm të njohjes së pavarësisë së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.