Emily Ratajkowski foli në koleksionin e ri të eseve që ajo shkroi, ‘Trupi im’, për problemin e idealizimit të modeleve dhe të famshmëve, me të cilin përballet ajo vetë.
Me më shumë se 28 milionë ndjekës në Instagram dhe përvojë të gjerë në botën e modelingut, Ratajkowski u prezantua nga mediat si një seks simbol modern, prandaj mendimet e saj për objektivizimin dhe shfrytëzimin janë magjepsëse për shumëkënd, shkruan CNN.
Ratajkowski u bë e famshme pasi u shfaq e zhveshur në një video për këngën ‘Blurred Lines’ të Robin Thicke në vitin 2013 kur ishte vetëm 21 vjeçe, e cila që atëherë ka mbledhur mbi 768 milionë shikime në YouTube.
“Unë nuk isha vetëm e famshme, por njihesha si shumë seksi, gjë që ishte e kënaqshme në shumë mënyra”, tha ajo.
Kohët e fundit, Ratajkowski akuzoi Thicke për abuzim gjatë xhirimit të një videoje për ‘Blurred Lines’.
Në libër, ajo përshkroi disa raste të tjera të ngacmimeve seksuale gjatë karrierës së saj. “Arsyeja që shkrova për këto përvoja nuk ishte ‘Oh, unë do të rendis momentet kur u abuzova seksualisht’. Ishte më shumë. Më lë të kthehem në momentet për të cilat kam shumë turp dhe i mendoj shpesh”, tha ajo.
Pavarësisht se çfarë, ajo thotë se nuk ka në plan të ndalojë së punuari modele. “Mendoj se është gabim të kritikosh femrat e reja sepse veshin fustane të ngushta dhe sepse duan të bien në sy nga dikush i fuqishëm”, përfundoi ajo./FrontOnline/