Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard janë ndarë zyrtarisht pas 4 vitesh martesë. “Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendim i Emit. Ajo është mirë”, tha një burim i afërt me Emily tha për revistën ‘People’.
Asnjëri nga të dy nuk ka folur për ndarjen. Emily dhe Sebastian u martuan në fillim të vitit 2018 dhe festuan muajin e mjaltit në shkretëtirën e Jutas në mars 2018. Pas dy vitesh së bashku, Emily njoftoi se ajo dhe Sebastian ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, në një intervistë për Vogue. Në mars 2021, ata mirëpritën një djalë, të quajtur Sylvester Apollo Bear.
Që atëherë, Emily i ka përdorur shpesh rrjetet sociale për të dokumentuar përvojat e saj me ushqyerjen me gji dhe rritjen e vogëlushit të saj.
Një vit pas lindjes së tij, modelja ndau foton e parë të fytyrës së Sylvester./FrontOnline/