Modelja Emily Ratajkowski kritikoi filmin “Bonde”, i cili tregon për jetën e aktores Marilyn Monroe. “Nuk jam e habitur që është publikuar një film tjetër që bën fetish nga dhimbjet e grave, edhe kur ato janë të vdekura”, tha ajo në një video që postoi në TikTok.
Ajo përmendi Amy Winehouse, Britney Spears dhe Princeshën Diana si shembuj të grave që janë “të fiksuara” nga shoqëria.
“Ne të gjithë bëjmë një fetish nga dhimbja e grave. Ne jemi të fiksuar pas vajzave të vdekura dhe vrasësve serialë. Mund të them me siguri se kam mësuar të lavdëroj dhimbjen në jetën time,” shtoi ajo.
Nga ana tjetër, një numër i madh i shikuesve e kritikuan edhe këtë film të Andrew Dominic. Filmi përmban disa skena të neveritshme përdhunimi dhe nuk është për ata nën moshën 17 vjeçe.
Edhe pse të gjithë lavdërojnë aktoren Ana de Armas, e cila luajti personazhin e biondes fatale, shumica e fansave të Marilyn Monroe sulmuan regjisorin Andrew Dominik, i cili pranoi publikisht se filmi i tij i vetëm i mirë është “Some Like It Hot” dhe se në filmin “Si të martohesh me një milioner” të gjitha gratë janë kuzhiniere të veshura mirë./FrontOnline/