×
  • Lajme
  • Lajme

    Emilja Rexhepi flet pas takimit me Kurtin, tregon çka biseduan

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe kryetarja e partisë boshnjake NDS, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

    Ajo pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se vazhdojnë bashkëpunimin në qeverinë e re dhe e mbështesin Kurtin për kryeministër.

    ‘’Ne vazhdojmë bashkëpunimin në qeverinë e re dhe mbështesim z. Kurti për kryeministër’’ shprehet ajo.

    Rexhepi potencoi se gjithçka që është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës do e mbështetë, duke përmendur disa nga prioritetet kryesore të partisë së saj.

    “Gjithçka që është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës më ka tërhequr, duke filluar nga politika sociale, arsimi, përdorimi i gjuhëve zyrtare, pastaj reformat në shëndetësi, përkrahja përmes grandeve të ndryshme dhe subvencioneve qeveritare, përmes punësimit të boshnjakëve deri te zhvillimi ekonomik dhe hapja e fabrikave në vendet ku jetojmë” tha Rexhepi për FrontOnline.

    Rexhepi gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe respektit ndërmjet qytetarëve të Kosovës për të arritur prosperitetin.

    ‘’Vetëm së bashku, nëse e respektojmë njëri-tjetrin dhe i besojmë njëri-tjetrit, Kosova ka prosperitet dhe është vend i të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie, është pikërisht forca dhe pasuria jonë me të cilën krenohen të gjithë popujt që e pranojnë Kosovën si shtet të tyre’’ u shpreh ajo./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Protestë Qytetare Kundër Rritjes Së Çmimit Të Energjisë Elektrike! Asnjë cent më shumë’’, ishte pankarta kryesore që protestuesit e mbanin sot në...
    Lajme05 Prill 2025
    Shtatorin e vitit të kaluar, policia pati gjetur një plantacion narkotikësh në fshatin Sferkë të Klinës. Në atë rast u pat konfiskuar...
    Lajme05 Prill 2025
    Një aksident i rëndë duket se ka ndodhur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Në pamjet e ndara në rrjetin social Facebook, shihet se në...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i është bashkuar sot protestës kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike. Berisha...
    Lajme05 Prill 2025
    Aktivisti Besnik Shabiu nga “Asnjë cent më shumë”, i ka bërë të ditura edhe një herë kërkesat e qytetarëve lidhur me çmimin...
    Lajme05 Prill 2025
    Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës është duke u zhvilluar para objektit të Qeverisë, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar. Një nga organizatorët...
    Lajme05 Prill 2025
    Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”. Bëhet e ditur se varrimi i të...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët janë mbledhur në sheshin ‘‘Skënderbe’’ për protestën që është thirrur kundër shtrenjtimit të rrymës. Pjesëmarrësit shihen të mbajnë pankarta me mbishkrime...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj, tha Ministria e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.