×
  • Lajme
  • Lajme

    Emilija Rexhepi: E mbështes Kurtin për qeveri të re – nuk e di pse deputetët dolën kundër njëri-tjetrit

    FrontOnline
    16 Prill 2025

    Zëvendëskryeministrja e Qeverisë Kurti 2, Emilija Rexhepi, ka thënë se do ta votojë një qeveri të re të udhëhequr po nga kreu i LVV-së, Albin Kurti.

    Në një prononcim për Klankosova.tv, deputetja nga komuniteti boshnjak ka thënë se sërish ka marrë ofertë për post ministror, por shtoi se nuk do ta pranojë një të tillë dhe do të mbetet deputete.

    “Dëshiroj të falënderoj kryeministrin Albin Kurti për punën tonë të përbashkët ekipore dhe besimin që kam pasur personalisht. Unë kam qenë ministre e Vetëqeverisjes Lokale dhe më pas zëvendëskryeministre, që ishte një privilegj i madh për boshnjakët e Kosovës. Dëshiroj ta falënderoj edhe për ofertën e pozitës ministrore në qeverinë e re, por vendimi im është që të kthehem në parlament dhe njerëzit rreth meje që sollën fitoren e NDS-së në këto zgjedhje, të marrin pozita të mira brenda institucioneve qeveritare dhe të ndihmojnë qytetarët në kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me përmirësimin e kësaj jete dhe afirmimin më të fuqishëm të boshnjakëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës”.

    “Unë i jap mbështetjen time absolute kryeministrit Kurti, si përmes parlamentit ashtu edhe në formimin e qeverisë së re”, është shprehur deputetja e zgjedhur, Emilija Rexhepi.

    Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për mos votimin e raportit për verifikim të mandateve nga ana e deputetëve të partive që ishin në opozitë mandatin e kaluar.

    Sipas saj, “deputetët e opozitës votuan kundër vetes dhe mandatit të tyre, as unë nuk e kuptoj pse”.

    “Seanca e djeshme ishte një formalitet që nga këndvështrimi legjislativ duhet të jetë i tillë, me dhënien e një betimi individual nga çdo deputet që mori besimin e popullit në zgjedhje dhe që u certifikua nga KQZ. Nuk e kuptoj pse ata ishin kundër njëri-tjetrit, ne duhet të krijojmë një parlament dhe të votojmë një qeveri të re sa më shpejt të jetë e mundur, kemi një milion çështje të tjera më të rëndësishme kombëtare me të cilat duhet të merremi dhe qytetarët tanë e presin këtë nga ne”, deklaroi Rexhepi.

    Ajo u shpreh e bindur se i kanë votat. “Sigurisht që kemi vota”, potencoi deputetja e zgjedhur, Emilija Rexhepi.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Këshilli Organizativ i protestës, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës do të mbajë sot konferencë me fillim nga ora 15:00, në...
    Lajme28 Maj 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me bastisjet dhe intervistimin e...
    Lajme28 Maj 2025
    Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, e cila po konsiderohet si më e madhja në rajon, është hapur sot. Në mënyrë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Kushtet e presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Rusia i ka grumbulluar më shumë se 50.000 trupa – përfshirë disa nga forcat e saj të stërvitura më së miri –...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është një Republikë Srpska dhe se...
    Lajme28 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRrE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik dhe kanosje ndaj një gjinekologu në Prishtinë, në një rast...
    Kronika28 Maj 2025
    Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë derisa po merreshin me disa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.