Qeveria Kurti 2, dy ditë pas caktimit të ministrave në dikasteret qeveritare, ka filluar edhe me emërimin e zv/ministrave nëpër këto dikastere.
Hysen Durmishi nga VV-ja është caktuar zv/ministër në ministrinë e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dikaster që udhëhiqet nga Liburn Aliu.
Në vendimin e marrë dje të siguruar nga Gazeta Sinjali, ceken përgjegjësitë e zv/ministrit.
Ndryshe Durmishi kishte garuar edhe për deputet nga Lista e Vetëvendosjes, por pa arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet.
Durmishi më herët ishte edhe drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.