Sot në media është raportuar se anëtarja e PSD’së, Shqipe Pantina është në rrugë për t’u emëruar ambasadore në Japoni.
Vetë Pantina e kontaktuar nga Gazeta Express nuk e ka mohuar as pohuar këtë informacion.
Megjithatë për emërimin e mundshëm të saj kanë reaguar në Lëvizjen Vetëvendosje,
Këshilltari i ish’ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcës, Kreshnik Ahmeti këto emërime të mundshme i ka quajtur skandaloze.
“Do të ishte skandaloze nëse emrat e përmendur marrin pozita dhe tituj diplomatik. Konkursi i jashtëm, i shpallur para disa javëve, është i jashtëligjshëm sepse nuk e ka miratimin e MAP-it dhe nuk ka buxhet të paraparë për ato punësime. Për këtë konkurs dhe konkurset e tjera eventuale të tilla, qeverisja jonë e ardhshme do të marrë vendimet e duhura në përputhje me ligjin. Shërbimi i Jashtëm nuk ka hapësirë për rehatimin e kolegëve partiak e familjarëve të pushtetarëve”, ka thënë Ahmeti.