Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka reaguar ndaj lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala është emëruar konsull në Pragë.
Gjyshinca thotë se vizioni i Qeverisë Hoti mbi shërbimin diplomatik të shtetit është një shërbim që punon për pazaret e brendshme.
Me këta njerëz po rrezikohet shtetësia sipas Gjyshincës.
Ai thotë se përveç mos anëtarësimit në organizata të reja po rrezikohen edhe anëtarësimet ekzistene.
Ky është postimi i tij i plotë:
Politika e jashtme dhe vizioni i qeverisë Hoti mbi shërbimin diplomatik të shtetit: Shërbim i jashtëm që punon për pazaret e brendshme.
Me këta njerëz në krye të institucioneve, shtetësia e Kosovës po rrezikohet në mënyrë thelbësore. Me të tillët lëre që nuk anëtarësohemi në organizata të reja por rrezikohen edhe anëtarësimet ekzistente.