Augsburgu ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit gjerman.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që realizuan në minutën e 55-të për 1-0 përmes Hugo Ekitikes.
27-vjeçari përveç asistimit, pati 23 pasime të kompletuara, tri duele të fituara, dy spastrime të topit nga zona dhe tri ndërhyrje.
Për Rexhbeçajn kjo ishte paraqitja e tij e 12-të në Bundesliga këtë sezon dhe që të gjitha i ka nisur nga minuta e parë, teksa ka një gol të shënuar dhe një asistim./Telegrafi/