×
  • Sport
  • Sport

    Elvis Rexhbeçaj flet për të ardhmen me Kosovën

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Elvis Rexhbeçaj tashmë është prej lojtarëve kryesorë te Kosova.

    Ndonëse nisi me ndeshje vetëm në shtatorin e vitit të kaluar, 27-vjeçari është lider i pakontestueshëm i mesfushës.

    Golin e parë e shënoi më 20 mars në fitoren 2:1 ndaj Islandës.

    Më 23 mars, Kosova fitoi 3:1 ndaj Islandës dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:2 avancoi në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Rexhbeçaj flet me entuziazëm për suksesin e Kosovës.

    “Kemi shkruar histori në ekzistencën e shkurtër të Kosovës”, ka thënë Rexhbeçaj për “Augsburger Allgemeine”.

    Në shtator “Dardanët” nisin me kualifikime për Botërorin 2026. Janë në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Mesfushori i Augsburgut të Bundesligës është optimist.

    “Nuk duam vetëm të garojmë në kualifikimet për Kupën e Botës. Kemi ambicie. Ndoshta edhe do t’ia dalim të kualifikohemi në një ngjarje të madhe një ditë”, thotë mesfushori defanziv.

    Bashkimi me Kosovën i mundëson Elvisit që të takojë shumë më shpesh familjarët që i ka në Prizren. Në të kaluarën ata i ka parë gjatë pushimeve të verës apo të dimrit.

    “Mund të përdori ndeshjet ndërkombëtare për të kaluar më shumë kohë me familjen time në vendin e lindjes”, ka thënë Rexhbeçaj për mediumin lokal të Augsburgut.

    Nga Rubrika
    Sport11 Prill 2025
    Fundjava sjell duelet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll. Të shtunën në Gjakovë pritet përballje e zjarrtë...
    Sport11 Prill 2025
    Bota e futbollit është tronditur nga vdekja e Leo Beenhakker. Trajneri dhe menaxheri holandez u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, duke lënë...
    Sport10 Prill 2025
    KB Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit, në ndeshjen e parë çerekfinale të play-offit të Superligës. Verdhezinjtë fituan si mysafir,...
    Të tjera
    Lajme11 Prill 2025
    Të shtunën, pritet të përurohet pikë kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”. Në njoftimin e qeverisë në detyrë thuhet...
    Sport11 Prill 2025
    Fundjava sjell duelet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll. Të shtunën në Gjakovë pritet përballje e zjarrtë...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Avni Dehari, gjatë regjistrimit si deputet në Kuvend, tha se për të është njësoj me këdo që...
    Lajme11 Prill 2025
    Në mbledhjen e sotme Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka miratuar në pjesën sa ishte e hapur për media...
    Front TV11 Prill 2025
    Pak pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit për Energji ku u miratua propozimi për shtrenjtimin e rrymës, ka nisur protesta e paralajmëruar...
    Lajme11 Prill 2025
    Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të ZRRE-së ku janë miratuar propozimet për rritjen e të hyrave...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.