A ju kujtohet paraqitja ikonike e Gilit në Festivalin e Madh me këngën “Xixëllonja”?
Fustan i kuq shkëlqyes, dorëza të gjata, flokë të bardhë e të drejtë dhe të gjitha që e bënin atë dukej tejet sensuale asaj kohe.
Njejtë ka vendosur të duket në një nga mbrëmjet e saj të fundit hit këngëtarja Elvana Gjata, e cila ka përformuar edhe me Yll Limanin.
Kjo paraqitje e Elvanes është realizuar në mbrëmjet muzikore që po mbahen në prag të festës së Halloween.
Fustani origjinal i veshur asaj kohe nga Gili, ishte krijim artistik i dizenjatores Xheraldina Pufja.