Aksidenti i ndodhur në Kroaci mëngjesin e sotëm mori jetën 10 personave shqiptarë, ndërsa mbi 40 të lënduar, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, ndërsa në Kroaci shoferin e zuri gjumi dhe si pasojë ndodhi ky aksident tragjik.
Për këtë ka reaguar edhe artistja Elvana Gjata, e cila përmes një shkrimi në Instagram ka thënë se në këto momente bashkëndjen me familjet e viktimave.
“Me zemer te thyer per humbjen e jeteve te vellezerve dhe motrave nga Kosova. Lutjet e mia jane me familjet qe humben me te dashurit e tyre ne kete tragjedi”, ka shkruar Gjata.