“Gajde”, titullohet dueti i parë në mes artisteve mjaft të dashura shqiptare Dhurata Dora e Elvana Gjata.
Kënga u publikua gjatë sezonit të verës e për një kohë të shkurtër u shndërrua në hit.
Mirëpo duket se dy këngëtaret kanë vendosur që të mbledhin përsëri forcat për të sjellë një tjetër bashkëpunim, i cili ndoshta mund të jetë një hit dimri.
Këto dyshime i kanë ngritur vet ato me anë të disa postimeve në “InstaStory”
“Ne prap”, shkroi fillimisht Dhurata në një foto krah Elvanës.
E më vonë e ripostoi edhe Elvana fotografinë ku shkroi: “Apo a?”.