×
  • Vip
  • Vip

    Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është shumë e lumtur, nuk është e sëmurë – ka ndenjur tetë vite në rrugë

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Biznesmeni dhe modeli shqiptar, Elton Ilirjani, i cili këto ditë ka qëndruar pranë dhe e ka ndihmuar aktoren Parashqevi Simaku, ka bërë një rrëfim ekskluziv në “Top Story” me Grida Dumën.

    Ai ka treguar se si arriti deri te kontakti me të, takimin e parë, bisedat që ka bërë me artisten shqiptare e deri te komunikimi me ish-bashkëshortin Robert Nolfe dhe djalin Luke.

    Ka zbuluar se ikona e muzikës shqiptare ndodhet në dhomën e hotelit dhe se ndihet shumë e lumtur, veçanërisht pas bisedës me ish-burrin dhe djalin.

    “Parashqevia ndodhet në dhomën e hotelit. Është shumë e lumtur se pati telefonatën që priste me shumë vite, me djalin e saj Luke dhe ish-bashkëshortin Roberti. Ajo u gjet nga Elvira Tate. Ajo pati qasje shumë të vërtetë, e do atë dhe nuk diti se çfarë t’i jepte. Të gjitha zërat që thonë se pse u hodhën videot, unë them se të gjitha këto nuk kanë rëndësi. Kjo na ndihmoi që unë personalisht të shkoja ta përqafoja”, u shpreh ai.

    Tutje, rrëfimi i plotë i Ilirjanit:

    “Unë videon e kisha tri ditë para, i thashë të bëjmë kujdes mos ta shpërndajmë. Derisa erdha në Neë York, mbaj mend që telefonova vajzën e Elvirës, Stelën dhe e pyeta, më tha që i ka premtuar mamit që do të takohen nesër. Ishte një moment kur unë isha këtu dhe ajo në të ftohtë. Doja ta gjeja ta takoja, doja t’i flisja. Unë e kisha idhull në mënyrën se si vishej. E shikoja nga dritarja dhe thosha se si do të flej kur ajo është në rrugë.

    Elvira vazhdoi ta kërkonte dhe e gjeti. Nuk ishte në më të mirën e saj. Unë i afrohem, ndërkohë që Elvira i kishte treguar për mua. Më tha mos më përqafo se nuk mbaj erë të mirë, i thashë ti mban erë shumë të mirë. Nuk u ndamë që atëherë.

    Ka një problem, me imazhin e Parashevi Simakut është folur gjatë, nuk është folur si duhet dhe të qartë. Unë isha ndikuar nga njerëz të tjerë dhe kisha gabuar. Ajo nuk është e sëmurë. Ka ndenjur tetë vite në rrugë, pa botoks dhe shkëlqente. Fliste vetëm për gjëra të bukura dhe djalin e saj.

    Ajo grua është trajtuar si një plaçkë, si një krijesë e panevojshme për shoqërinë. Ajo është mirë. Ajo nuk është mirë sepse është nënë dhe e humbi djalin. Mendoj që është hedhur shumë baltë. Më tha tregoju shqiptarëve që unë këndoj shqip. Jam përpjekur që ta nxjerr sa më dinjitoze.

    Unë bëra të mundur që të bëj takimi. Ajo u ul në një vend tjetër duke biseduar me ish-bashkëshortin dhe djalin. Më ka thënë, ti e mbajte premtimin unë nuk do iki më. Ti e mbajte premtimin, unë do të rikthehem në skenë, do të bëj gjëra të bukura për djalin tim. Ajo është një emblemë e artit shqiptar. Më bën të ndihem krenar që jam shqiptar”. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Vip18 Dhjetor 2024
    Vullneti ka biseduar me Leon dhe Lelën për çështjen  e martesës. Ai i ka pyetur dyshen nëse janë gati për dasmë dhe...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Banorët kanë diskutuar për aktrimin dhe rolet në filma. Debat nxiti pyetja e Gresës që i bëri Sarës teksa pyeti e pyeti...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Debat i ashpër e me tone të larta ka ‘shpërthyer’ mes Xuxit dhe Sarës. Krejt ky debat nisi pas bisedës që banorët...
    Të tjera
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur edhe për qeverinë aktuale, për mungesën e investimeve domethënëse në infrastrukturë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull në lugina dhe ultësira. Era...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelilii, ka thënë që është e tmerrshme mendësia e kryeministrit Albin Kurti që prokuroria t’i...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që ka marrë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook....
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka pozuar bashkë me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmërinë që institucioni që ajo drejton të nisë punën në trajtimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.