Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se kryetari i zyrës për certifikim të partive politike dhe kandidatëve, Yll Buleshkaj me një rekomandim të tillë “ka bërë atentat ndaj demokracisë”
“Ju z. Buleshkaj sot me këtë rekomandim kë bërë atentat ndaj demokracisë. Këtë rekomandim po e bëni bazuar në simpati politike”, ka thënë tutje Elshani.
“Cila është arsyeja që e ke ndërru qëndrimin kaq shpejt, a je kërcënu, a të kanë ofru ryshfetë”, ka thënë tutje përfaqësuesi i PDK’së.
“Vendimi yt është sulm kundër demokracisë dhe nuk do t’i shpëtosh përgjegjësisë ligjore. Me këtë vendim po i shkel të gjitha hallkat e shtetit ligjor”, ka potencuar ai.
“ju ftoj që ti kalojmë listat e partive që janë të pastëra”, ka theksuar Elshani./FrontOnline.