×
  • Lajme
  • Lajme

    Elshani: Dëmtimi i kishës po hetohet, kultet fetare e drejtë e pacenueshme

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për media pas protestës së sotme të serbëve në Zubin Potok, për shkak të dëmtimit të objektit të kishës në këtë rajon, tha se kultet fetare, ritet e religjioni janë e drejtë e pacenueshme e njerëzve.

    Ai tha se rasti është duke u hetuar dhe nuk e përjashtoi mundësinë që ky objekt të jetë dëmtuar nga ndonjë zyrtar policor, por tha se Policia e Kosovës, si institucion është në mbrojtje të kulteve fetare.

    “Ka mundësi që ato dëmtime të kenë ndodhur nga zyrtarë policorë, nga policët në uniformë. Ne kemi shkuar në vendin e ngjarjes, pa pasur ankesë zyrtare nga qytetarët. Kemi shkuar atje, sepse kemi pasur njoftime nga mediet dhe mandej pasi u bë shikimi në vend të ngjarjes, kemi biseduar edhe me fshatarët, ku disa prej tyre i kemi ftuar në stacionin e policisë dhe i kemi intervistuar. Është punuar një raport final dhe është njoftuar Inspektoriati i Policisë së Kosovës. Tash vendoset nga IPK nëse do ta hetojnë ata rastin apo do t’i ndihmojmë edhe ne”, ka deklaruar Elshani.

    Ai tutje ka thënë se edhe nëse një rast i tillë ka ndodhur, ai duhet të dëshmohet përmes fakteve.

    “E jona është të dëshmojmë në bazë të provave ashtu siç duhet, ashtu siç e parasheh ligji në fuqi”, tha Elshani.

    I pyetur nëse ka qenë e pranishme patrulla policore në mbrëmjen kur ky objekt fetar është dëmtuar, Elshani tha se nuk mund të vërtetohet nëse policia ka qenë prezente në vendin e ngjarjes, por ka shtuar se Policia e Kosovës është çdo kund./RTK/

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvallën, kanë pritur në Konsullatën e Kosovës në Neë York, Ndihmës...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të jetë mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja fillon nga ora...
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, përderisa president i Serbisë të jetë Alleksandar...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të Brukselit. Përmes një postimin...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Më shumë se 30.000 persona, shumica sirianë, janë larguar nga Libani në Siri në 72 orët e fundit, tha agjencia për refugjatë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në konferencën rajonale me Shefat e Misioneve, të mbajtur në Zagreb. Ai...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka folur për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimit e ligjit për skemat pensionale...
    Lajme27 Shtator 2024
    Inspektorati i Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet. “Ky aksion është pjesë...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Kandidati republikan për president, Donald Trump, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Nju Jork këtë mëngjes rreth orës 9:45,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.