Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila, është lajmëruar në rrjete sociale disa muaj pasi u arrestua e akuzuar për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Në mars të këtij viti ajo ra në duart e policisë bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë.
Ky arrestim erdhi në kuadër të një operacioni anti-drogë në Itali.
Në muajin maj, daja i saj, avokati Saimir Visha theksoi se ajo kishte dalë nga burgu dhe se ndaj saj kishin rënë akuzat.
“Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën.”, tha ai.
Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja është rikthyer sërish në ‘Instagram’.
Postimi i parë është bërë rreth një javë më parë, përmes të cilit shprehet se po punon për një këngë të re.
Së fundmi, ajo ka realizuar dhe disa fotografi nga fotografi i mirënjohur, Fadil Berisha.