Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata e tretë e edicionit të 61-të të Këngës në RTSH.
Këngëtarët konkurrentë kanë kënduar duete bashkë me një artist shoqërues.
Elsa Lila, e cila riktheu këngën e saj “Pyes lotin”, këtë herë në bashkëpunim me reperin Capital T.
Edhe pse kjo këngë u prit shumë mirë nga publiku dhe mori pafund duartrokitje, duket se kompozitori i saj, Valentin Veizi ka reaguar i revoltuar.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai i ka kërkuar RTSH ta heqë nga transmetimi këtë variant, të cilin e ka konsideruar të “shëmtuar”.
Ndër të tjera, Veizi ka bërë thirrje që të mos ja bëjnë pis këngën.
Postimi i plotë:
MOS MA BENI PIS KENGEN!
Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikës sime të indinjuar në lidhje të një varianti të këngës “Pyes Lotin” qe është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSH-së, duke qenë se skam patur mundësi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube këngën, më bën përshtypje (indinjuan) dy gjëra: e para nuk e di kush ka marë guximin e ka pasur kurajon të ma bëj “pis” këngën time, mirë që nuk kanë aftësinë profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit.
Së dyti: Ti (kushdo) mund të rikëndosh një këngë, por nuk ke asnjë të drejtë të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit, (kompozitorit). Më lini tja u them troc edhe njëherë Liles edhe Capitalit, modeli i këngës që ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një këngë aq të bukur si kënga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar!