Elon Musk ka zbuluar planet për të krijuar një qytet në Mars, i cili është plotësisht i vetëmjaftueshëm dhe jo i varur nga lidhjet me Tokën për mbijetesën e tij.
Teksa fliste në konferencën vjetore të Shoqërisë Mars, themeluesi dhe CEO i Spase X, u shpreh se projektet për të zhvilluar një vendbanim Marsian ishin tashmë në proces. Ai shtoi se duhet që të përfundonin para se të ndodhte një ngjarje kataklizmike në Tokë.
“Qytetërimi nuk po duket shumë i fortë, po duket pak i dobët tani”, shtoi Musk. Vendosja e vetë-mjaftueshmërisë do të ishte standardi përfundimtar i suksesit për çdo kolonizim të Marsit. “Është e dobishme të kesh si objektiv krijimin e një qyteti të vetë-mbështetur në Mars… Jo thjesht disa njerëz ose një bazë, por një qytet”, tha Elon.
“Testi i acidit është i vërtetë. Nëse anijet nga Toka pushojnë së ardhuri për ndonjë arsye, a vdes Marsi? Nëse po, atëherë nuk jemi në një vend të sigurt”, tha Elon Musk.
Ai shtoi se një eventualitet i tillë mund të ndodhë nga një numër skenarësh të mundshëm, duke dhënë shembuj të një komete që godet Tokën ose një supervullkan që shpërthen.