Versioni i planifikuar më parë më i shtrenjtë dhe më i fortë “+” u braktis, pasi Mask pretendon se Tesla Model S Plaid i ri është “një makinë aq e mirë sa nuk i duhet as një version më i mirë”.
Tesla Model S Plaid, një makinë që përfaqëson pjesën më të lartë të ofertës së prodhuesit më të famshëm të makinave elektrike në botë, më në fund është prezantuar zyrtarisht. Makina me performancë të lartë, të cilën Elon Musk pretendon të jetë “makina me startin më të shpejtë deri më sot”, është e pajisur me tre motorë elektrikë që japin gjithsej 761 kW, ose 1,034 kuaj fuqi, në të katër rrotat.
Dhe performanca duket vërtet mbresëlënëse: përshpejtimi nga 0 në 60 milje në orë (0 – 96 km / orë) në 1.99 sekonda, një çerek milje (402 metra) për 9.23 sekonda. Sipas Tesla, shpejtësia maksimale është 322 kilometra në orë, por nevojiten goma speciale për ta arritur atë. Diapazoni i deklaruar me një karikim të baterisë është 628 kilometra. Sidoqoftë, nëse klienti zgjedh rrota 21 inç, autonomia zvogëlohet në 563 kilometra. Tesla Model S Plaid do të shitet për 129,990 dollarë./FrontOnline/