×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Elon Musk nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

    FrontOnline
    21 Shkurt 2024

    Miliarderi Elon Musk është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2024 nga një deputet norvegjez, i cili vlerësoi pronarin e platformës X si një “mbrojtës të vendosur të fjalës së lirë”.

    Marius Nielsen, një anëtar i Partisë Progresistetë Norvegjisë, tha se ai emëroi Musk për shkak të “mbrojtjes së tij të palëkundur të dialogut, lirisë së fjalës dhe për shkak ai ofron mundësinë për të shprehur pikëpamjet e dikujt në ‘një botë gjithnjë e më të polarizuar’.

    Nielsen vlerësoi gjithashtu Musk për sigurimin e Starlink për ushtarët ukrainas të cilët ishin në gjendje të vështirë pas pushtimit rus të vendit të tyre që filloi dy vjet më parë.

    Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, pasuria e njeriut më të pasur në botë arrin në 213 miliardë dollarë. Në vjeshtën e vitit 2022, Musk bleu për 44 miliardë dollarë në Tëitter me qëllimin,  për të lejuar shprehjen e lirë të mendimit.

    Përveç Musk, themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është gjithashtu kandidat për çmimin Nobel për Paqen, i cili u propozua nga parlamentarja norvegjeze e ekstremit të majtë të Partisë së Kuqe, Sophie Marhaug.

    Sipas saj, Assange ekspozoi krimet e luftës perëndimore dhe kështu kontribuoi për paqen.

    “Nëse duam të shmangim luftën, duhet të dimë të vërtetën për shkatërrimin që ajo shkakton. Assange zbuloi torturat dhe trajtimin çnjerëzor të të burgosurve të luftës. Ai e meriton Çmimin Nobel për Paqen”, tha ajo.

    Muajin e kaluar Senatorja amerikane Claudia Tenney propozoi Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen.

    Sipas Politico, Vladimir Putin (në 2020), Joseph Stalin (në 1945 dhe 1948) dhe Adolf Hitler (në 1939) janë nominuar në të kaluarën për Çmimin Nobel për Paqen./FrontOnline/

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.